E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tregu i Përbashkët Rajonal, Bregu në Berlin: Integrimi ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor thelbësor

Në samitin e procesit të Berlinit  nënshkruhet sot plani i ri i veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pjesë e këtij samiti është edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Sekretarja e Përgjithshme Majlinda Bregu.

Bregu theksoi se integrimi ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor është thelbësor, jo për të zëvendësuar integrimin në BE, por për të përshpejtuar procesin.

Gjatë punimeve të samitit, Bregu u takua edhe me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili vlerësoi punën në krye të RCC./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›