“Tregu i gjelbër” në Berat, Demo: Hapësirë dinjitoze në shërbim të 120 tregtarëve

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Në Berat së shpejti 120 fermerë dhe tregtarë do të kenë hapësirën e tyre dinjitoze për të treguar mallrat e produktet.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha sot se aktualisht punimet për “Tregun e gjelbër” janë në fazën e vendosjes së tendave, me të cilat përfundon investimi i plotë.
“Ky investim do t’i japë zgjidhje problemit të organizimit të tregut ditor në zonën urbane. Tregu do u shërbejë fermerëve dhe tregtarëve për shitjen e produkteve bujqësore dhe fruta-perimeve me shumicë dhe pakicë”, theksoi Demo.
Sipas tij, tendat janë projektuar duke iu përshtatur peizazhit dhe do të krijojnë kushtet e favorshme për të patur një treg atraktiv edhe për vizitorët.
Tregu, i pozicionuar në Rajonin 1, do të ketë parkim dhe ndriçim. Projekti financohet nga AZHBR me bashkëfinancim të bashkisë Berat.
1 nga 8/r.e/a.f/