E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trendyol Superlig/ Fenerbahce nuk i ndahet kreut, “Fenerët” e Stambollit fitojnë me spektakël ndaj Tranbzospor

Nuk kanë fituar prej 10 vitesh titullin kampion, por këtë sezon kanë ende shpresë.

“Gjigantët” turq të Fenerbahce kanë arritur një tjetër fitore të madhe këtë sezon, teksa mbrëmjen e kësaj të diele triumfuan me rezultatin e ngushtë, 3-2, transfertën e Trabzonspor, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit turk të futbollit, Trendyol Superlig.

Të parët që morën avantazhin ishin djemtë e Jose Mourinho, të cilët gjetën avantazhin falë golit të brazilian Fred në minutën e 42’-të, mirëpo një dopietë e “bomberit” kongolez, Simon Banza, në minutatn 59’ e 67’ i dha avantazhin vendasve të Trabzonspor, ama vetëm për disa minuta, teksa ishte fillimisht boshnjaku, Edin Dezko, i cili barazoi shifrat në 2-2 e më pas marokeni, Sofyan Amrabat shënon golin e fitores në sekondat e fundit të lojës.

Falë këtij triumfi, skuadra e Fenerbahce ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë të renditjes, plot 5 pikë pas kryesuesve të Galatasaray, ndërsa menjëherë pas tyre vijnë Samsunspor me 22 pikë dhe Besiktas i Ernest Muçit me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›