E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni i linjes Mali i Zi-Tirane del nga shinat

Treni i mallrave Mali i Zi ndash Tirane ka dale serish nga shinat. Sipas burimeve te policise treni ka dale nga shinat ne afersi te qytetit te Lacit vetem 700 metra larg stacionit te trenit.

Sipas te njejtave burimeve mesohet se shkak i daljes se trenit nga shinat ka qene amortizimi i binareve te shinave te cilat pothuajse jane kalbur plotesisht. Dalja e trenit te mallrave nga shinat ka bere qe edhe treni i pasagjereve Shkoder Tirane te ndaloje ne Lac per gjashte ore deri sa ekipi i avarise se hekurudhes ka bere te mundur vendosjen e trenit ne shina dhe riparimin e zones se demtuar.

Udhetaret qe leviznin me trenin e pasagjereve jane detyruar te marrin automjetet e tjera per levizjen e tyre. Nderkohe qe ky nuk eshte rasti i pare qe treni i mallrave del nga shinat ne kete ask hekurudhore pasi rreth 20 dite me pare ne Zejmen te Lezhes treni doli nga shinat duke nderprere qarkullimin e trenit gjate gjithe dites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›