Treni i udhëtarëve del nga binarët afër Kumanovës

Vagoni i trenit doli nga binarët pas stacionit të fshatit Agino selo. Sipas informacioneve, në fatkeqësinë që ndodhi pas orës 19 nuk ka të lënduar.
Treni i udhëtarëve që udhëtonte prej Tabanocit në drejtim të Shkupit, gjatë nisjes nga stacioni i Agino selo-s, vagoni i fundit doli nga binarët, raporton Zhurnal.
Informacionin e ka konfirmuar edhe policia, e cila informon që për shkak të fatkeqësisë komunikacioni hekurudhor është ndërprerë./Indeksonline/