E Hënë, 2 Nëntor 2026

Treni përplas punëtorët e hekurudhës, 11 viktima në aksidentin më të rëndë hekurudhor të dekadës në Kinë

Një tren ka përplasur një grup punëtorësh hekurudhorë të enjten e 27 nëntorit,  duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur dy të tjerë, në qytetin jugperëndimor të Kinës, Kunming. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në më shumë se një dekadë që ndodh në Kinë.

Treni, i cili po testonte pajisjet për zbulimin e tërmeteve, goditi punëtorët në një seksion të harkuar të shiritit hekurudhor në stacionin Luoyang Town të qytetit.

Reuters shkruan se stacioni në provincën Yunnan ka rifilluar shërbimet normale, ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet.

Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, pasi shtrihet në mbi 160 kilometra dhe duke realizuar miliarda udhëtime çdo vit.

Megjithëse është vlerësuar për efikasitetin e tij, ai ka qenë nën vëzhgim pas disa incidenteve të profilit të lartë, si përplasja e vitit 2011 në provincën lindore Zhejiang që vrau 40 persona dhe plagosi 200 të tjerë.

Në vitin 2021, nëntë persona u vranë kur një tren në provincën veriperëndimore Gansu u përplas me punëtorët në një seksion të hekurudhës Lanzhou-Xinjiang.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›