E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trent Alexander-Arnold i hap rrugën transferimit në Madrid

Pas Steve McManaman, Michael Owen dhe Xabi Alonso duket se radha për të braktisur “Anfield Road” për “Santiago Bernabeu” e ka Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i djathtë i Liverpool është në vitin e tij të fundit me skuadrën angleze, por rinovimi duket se është larg. Bisedimet mes palëve nuk kanë avancuar në rrugën e duhur dhe transferimi në Spanjë duket më pranë.

Florentino Perez ka qenë bindës me ofertën e bërë pak javë më parë ndërsa në Angli janë të bindur se mbrojtësi po përgatitet për aventurën e re.

“Nuk mendoj se ai kërkon të largohet nga Liverpool, por nëse Reali shpreh interes atëherë nuk besoj se do ta refuzojë. Ai ka fituar titullin kampion dhe Champions-in në Liverpool. Nuk mendoj se do ta refuzonte një ofertë të Realit”, tha Townsend në BBC Radio 5 Live.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›