E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tri vajzat vullnetare në shërbim të vizitorëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Në kuadër të politikave që nxisin vullnetarizmin mes të rinjve nga bashkia Berat dhe Drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Rinisë pranë saj, në bazë të një marrëveshjeje me Qendrën Muzeore Berat u bë mundur që Eni, Mikaela dhe Ema të jepnin kontributin e tyre vullnetar në shërbim të vizitorëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”.

Vajzat me shumë përkushtim ndihmojnë vizitorët me orientimin brenda muzeut dhe vëzhgimin e sallave të ekspozimit si një mbështetje e dobishme për personelin e muzeut gjatë kësaj periudhe ku rritet ndjeshëm numri i vizitorëve.

Vullnetarizmi sjell dobi për pjesëmarrje aktive të të rinjve në mënyrë që të eksplorojnë fushat e tyre të interesit duke kontribuar në komunitet.

Në përfundim të kohës së caktuar për shërbimin vullnetar, vajzat do të marrin një letër reference ku do të shënohet i detajuar kontributi i tyre në këtë angazhim të dobishëm.

1 nga 6

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›