E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: Kriza, ekonomia ritme te ngadalta

Drejtori i Bankes Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet ka deklaruar lidhur me krizen financiare se parashikohet ende nje ngadalesim i ritmeve te ekonomise.

Megjithate, sipas tij, pavaresisht krizes po dalin ne siperfaqe edhe elemente pozitive. “Niveli i pasigurise ne ekonomi mbetet i larte. Por megjithate, ka sinjale pozitive”, ka pohuar Trichet.

Numri 1 i BQE vlereson si elemente te favorshem renien e lendeve te para dhe planet e rimekembjes te propozuara nga qeverite e ndryshme.

Ai shton me tej se krizen do ta ndjejne me shume vendet e industrializuara, nderkohe qe paralajmeron se permiresimet e situates do te ndihen vetem ne 2010-en.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›