E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Tripletë’ për 15 minuta, Cristiano Ronaldo i pamëshirshëm! I afrohet shifrës jubilare të 1000 golave (VIDEO)

Ditë historike e enjta për Cristiano Ronaldo-n. Pasi fitoi trofeun ‘BOAT’, Topi i Artë më i mirë i të gjithë kohërave, 41-vjeçari shpërtheu me ‘tripletë’ në ndeshjen që Al Nassr fitoi 5-3 kundër Al Kholood në javën e 12 të kampionatit të Arabisë Saudite. Ajo që e bën edhe më speciale këtë ‘tripletë’ është edhe koha e realizimit. Ronaldo i shënoi tre golat në harkun e 15 minutave, duke e çuar në 985 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij.

Golat e portugezit erdhën në minutat 66, 72 dhe 81. Dy prej tyre pas asistimeve të bashkëkombësit João Félix, ndërsa i treti pas një pasimi të Sadio Mané. Ronaldo kishte parë më herët dy gola të tjerë të anuluar për pozicion jashtë loje.

Një tjetër protagonist i mbrëmjes ishte Joao Felix, i cili regjistroi plot katër asistime në këtë takim, duke marrë pjesë në të pesë golat e Al Nassr. Për skuadrën vendase shënuan gjithashtu Angelo dhe Sadio Mané, ndërsa për Al Kholood realizuan Julien Domingues ‘dopietë’ dhe Loic Essomba.

Me këtë fitore, Al Nassr shkoi në kuotën e 28 pikëve dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të ndeshjes së rivalëve. Ndërkohë, Ronaldo ka tashmë 985 gola në karrierën e tij dhe i duhen vetëm 15 realizime për të arritur shifrën historike të 1000 golave, një objektiv që do ta vendoste në një tjetër kapitull të historisë së futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›