E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tritol lokalit në Vlorë/ Ndalohen dy persona të dyshuar

Janë ndaluar dy persona që dyshohet se morën pjesë në tritolin e vendosur në Lungomare ditën e diel pranë një lokali.

Burime nga policia thonë se autori është kapur nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë, deri tani mësohet se nuk kanë bashkëpunuar me policinë.

Kujtojmë që lokali ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›