Tritol makinës së ish-shefit të Urbanistikës Sarandë, Musai
SARANDE - Tritol makinës së ish-shefit të Urbanistikës së Sarandës. Është kjo ngjarja e ndodhur një orë pas mesnate, në lagjen numër 1 të Sarandës. Haxhi Musai, ka qenë në krye të Urbanistikës së Bashkisë qytetit të Sarandës në vitet 2000-2003.
Sipas policisë sasia e tritolit të vënë gjatë natës është plot 200 gramë. Po sipas uniformave blu, bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit është shkatërruar plotësisht makina e Musait.
Policia ende nuk është vënë në gjurmët e autorëve, ndërsa sipas deklaratave nga dëshmitarë të rastit, mendohet se kanë qenë dy persona. Po sipas këtyre dëshmive, pasi kanë vënë tritolin në fuoristradën e Musait, autorët janë larguar në drejtim të lagjes numër 3 në afërsi të portit të Sarandës, me një automjet të vogël.
Ndërkaq, policia e Sarandës gjatë orëve të pasdites pritet të dalë me një komunikatë zyrtare për të njoftuar hetimet e deriatëhershme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)