E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol në banesën e një polici në Shkodër

 Një sasi tritoli është vendosur në banesën e Ardian Bacinës, punonjës i Policisë së Kriminalistikës, në lagjen Kiras, në zonën e ish-Poçerisë, në Shkodër.

Nga shpërthimi janë dëmtuar automjeti dhe dera e banesës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e saj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›