E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol në derën e një banese në Vorë, policia nis hetimet

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vorë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, në derën e banesës së shtetasit F. Sh., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›