E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tritol një biznesi në Kamëz/ Shpërthimi në një market, vetëm dëme materiale

Një shpërthim tritoli ka tronditur Kamzën. Lënda plasëse i është vendosur një supermarketi, në rrugën “Demokracia”.

Rreth 100 gram, dyshohet se ka qenë sasia e eksplozivit që i është vendosur biznesit, që është në pronësi të familjarëve të Naim Qarrit, ish-presidentit të klubit të futbollit të Kamzës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kamerat kanë filmuar një person të maskuar, që dyshohet se është autori i ngjarjes, por deri tani nuk është identifikuar.

Policia ka marrë në pyetje pronarët e marketit, të cilët kanë thënë se nuk kanë përplasje me persona të tjerë dhe nuk e kanë idenë se kush mund të ketë vendosur tritolin.

Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë konkurrenca.

Edhe në 2017, Naim Qarrit i është vendosur tritol në makinë, por fatmirësisht pa pasoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›