E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse ka tronditur rreth orës 02:20 të mëngjesit zonën e bulevardit “Nënë Tereza” në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti shpërthyes është vendosur në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›