E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol një lokali në zonën e Freskut në Tiranë, autori i maskuar u filmua nga kamerat

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Fresku, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, tritoli ishte vendosur pranë biznesit që ndodhet në katin e parë të një pallati. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të ndodhur më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë një person të maskuar, i cili afrohet pranë lokalit, vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet në këmbë nga zona.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet filmike, si dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar në vendosjen e eksplozivit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›