E Diel, 1 Nëntor 2026

Triumfi i boksierit shqiptar/ Rama: Urime kampion Nelson Hysa, i saposhpallur kampion global

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka triumfuar në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së shtunës, duke mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij Thomas Narmon pas vetëm dy raundesh.

Boksieri 41-vjeçar shqiptar zhvilloi një ndeshje të shkurtër, por bindëse, duke siguruar fitoren me KO dhe titullin e kampionit global.

Pas suksesit,  boksierin e ka uruar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:  “Urime kampion Nelson Hysa, i saposhpallur kampion global dhe i pari shqiptar në botë që ndeshet për titullin e kampionit të botës.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›