Triumfon Justin Bieber

Justin Bieber është triumfuesi i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve American Music Awards. Këngëtari 18-vjeçar ka fituar çmimet: Artisti i vitit, Artisti më i mirë Pop/Rock dhe Albumi më i mirë Pop/Rock.
Nicki Minaj ishte më e mira mes femrave me dy çmime: Albumi më i mirë rap/hip hop dhe Artistja më e mirë rap/hip hop.
Carly Rae Jepsen mori çmimin prestigjioz Artisti i ri më i mirë i vitit duke lënë pas grupin më popullor mes adoleshentëve, One Direction.
Linkin Park u shpallën si grupi më i mirë alternative/rock, ndërsa Usher si artisti më i mirë soul/R&B.