Trojka e ambasadoreve Konsensus per imunitetin

Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ai i
OSBE-së Eugen Wollfarth, i kanë kërkuar klasës politike të arrijnë konsensus
për heqjen e imunitetit dhe reformën parlamentare.
Gjatë ditës së sotme trojka e ambasadorëve është takuar me kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë, ku kanë diskutuar në lidhje me këto dy çështje të rëndësishme.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi pas takimeve në selinë e Partisë Socialiste se reformat janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Për sa i përket çështjes së imuniteteve, objektivi është vënë më 6 gushtin. Ka kohë mjaftueshëm për të diskutuar dhe për të marrë parasysh këndvështrimet e ndryshme. Bazuar në bisedat që ne kemi patur me Partinë Socialiste, kemi besimin se kjo parti ka vullnetin e mirë për këtë çështje,” tha Arvizu. Edhe ambasadorët e tjerë theksuan rëndësinë e një mase të tillë.
Qeveria ka propozuar kufizimin e imuniteteve për zyrtarët, ndërsa disa eksponentë të opozitës kanë shprehur frikën se heqja e imuniteteve mund t’i japë mundësi qeverisë të ushtrojë shantazh mbi kundërshtarët e saj ndërsa vetë zyrtarët e qeverisë janë imunë në praktikë nga përndjekja ligjore për korrupsion pasi kontrollojnë de facto gjykatat.
Imuniteti ligjor që disponohet nga zyrtarët e lartë është konsideruar si një pengesë madhore për dënimin e korrupsionit në Shqipëri, pasi në shumë raste, zyrtarët mbi të cilët rëndojnë dyshime për korrupsion lajmërohen paraprakisht për hetimet dhe arrijnë të shmangin gjyqin, shpesh duke shpallur imunitetin e tyre.