E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tronditen pushuesit në Durrës, vdes 22-vjeçari në breg të detit

Turistet janë tronditur mesditën e kësaj të marten e plazhin e Durrësit.

Ata kanë gjetur të pajetë në tokë një djal të ri, 22-vjeç në breg të detit.

Sipas policisë, shtetasi L.C, rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës është gjetur i vdekur.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.

Njoftim i plotë:

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›