E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Pamjet e transmetuara në televizionin turk nga një maternitet në Kahramanmaraş kanë shkaktuar shok dhe neveri, pasi dokumentojnë keqtrajtimin brutal të një foshnjeje vajzë nga një infermiere. Si pasojë e dhunës, sot, në moshën 5-vjeçare, fëmija vuan nga paralizë e përhershme. 

Ngjarja daton në maj të vitit 2021, kur Deniz Esin lindi me peshë të ulët dhe u vendos në inkubator për trajtim mjekësor. Disa ditë më vonë, mjekët vunë re ënjtje në këmbën e majtë dhe lëvizshmëri të kufizuar. Ekzaminimet treguan se këmba e foshnjës ishte e thyer. 

Spitali nisi një hetim të brendshëm, gjatë të cilit u zbulua e vërteta tronditëse. Infermierja Hazel Dırık B. u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj foshnjës vetëm 5-ditëshe. 

Gjatë një procedure për marrjen e gjakut, që zgjati 14 minuta, ajo e godiste foshnjën në kokë sepse qante, i shtrëngonte me forcë dhe i tërhiqte këmbën, si dhe e lëvizte dhunshëm mbi inkubator. 

Megjithatë, drejtuesit e maternitetit zgjodhën të mos i informonin menjëherë prindërit për keqtrajtimin. Ata e transferuan Deniz-in në një klinikë private për trajtim, duke i thënë familjes vetëm se fëmija kishte paralizë cerebrale, epilepsi dhe paaftësi fizike, pa përmendur shkakun. 

Infermierja u pushua në heshtje nga puna dhe ndaj saj u ngrit padi penale, por prindërit mësuan të vërtetën vetëm tre vjet më vonë, në qershor të vitit 2024. 

Informimi erdhi rastësisht, përmes një emaili që i ftonte të merrnin pjesë në gjyqin ndaj Hazel Dırık B., e cila përballet me një dënim deri në 3 vite burg. 

Në gjykatë, avokati i familjes përdori tone të ashpra, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një incident të izoluar, por për dhunë sistematike dhe torturë që zgjati 14 minuta. “Nuk është një sulm i thjeshtë. Bëhet fjalë për egërsi, keqtrajtim dhe torturë për 14 minuta,” deklaroi ai. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›