E Martë, 3 Nëntor 2026

Tronditet liria e medias në Kosovë/ Rexha: Mungesë transparence, Vetëvendosje sulmon mediat

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë, Xhemajl Rexha thotë se liria e medias ka shënuar rënie.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Rexha u shpreh se në Kosovë nga mungesë transparencë nga qeveria, por edhe fushatë denigruese nga Albin Kurti.

Rexha shtoi se Kurti është kundër mediave pasi nuk i pëlqen raportimet e tyre.

“Mungesa e transparencës nga qeveria e Kosovës, por edhe fushatë denigruese nga vetë zoti kryeministër Albin Kurti kundër mediave, për faktin se nuk pëlqejnë raportimet e tyre. Asnjëherë nuk ka pasur fushatë si e Vetëvendosjes, për të diskretituar gazetarët. Kjo nuk na demotivon. Ky është misioni i gazetarit”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›