E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditje në Shkodër: Viktima i shtrirë në dysheme, pamje nga momentet pas të shtënave

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur shtetasi Armando Pali dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas informacioneve të para, katër persona po qëndronin në një lokal në zemër të qytetit kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar. Autori ka qenë me skafandër në kokë dhe me veshje ngjyrë blu, ai ka lëvizur në këmbë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Një prej të plagosurve është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa trupi i viktimës ndodhet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi atentati. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›