E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tropojë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në fshatin Mserr, detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Mserr, në afërsi të banesës së shtetasit A. P.

Sipas informacionit të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›