E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti. 

Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit. 

Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve. 

Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme. 

I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”. 

“I takon atij të vendosë çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte gjë e mençur nëse do të vepronte ashtu. Por sërish, do ta shohim”. 

Përveç sulmeve, Trump ka prezantuar paraprakisht “bllokadë” për të gjitha cisternat e naftës që janë hyjnë dhe dalin prej Venezuelës. 

Në fundjavë, Garda Kufitare e Shteteve të Bashkuara i ka shkuar mbrapa një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare, çka përbën operacionin e dytë të tillë në ditët e fundit dhe të tretin brenda dy javëve. 

“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, ka thënë Trump kur është pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën e konfiskuar. 

Administrata e Trumpit e akuzon Venezuelën se përdor të hyrat nga shitja e naftës për të financuar krime të lidhura me drogën, ndërsa Karakasi hedh poshtë gjithçka./rel 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›