Trump: Kemi bërë përparime në marrëveshjen e pengjeve me Hamasin

Presidenti i Shteteve Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar se ka përparime në bisedimet për marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas Trumpit, po bëhet përparim në lidhje me kthimin e pengjeve që mbahen në Gazë por nuk dha detaje të tjera rreth bisedimeve.
“Ne po përpiqemi ata t’i kthejmë në shtëpitë e tyre. Shumë njerëz janë kthyer. Shumë njerëz janë shumë mirënjohës. Disa u kthyen në gjendje mjaft të keqe. Mendoj se do të jetë plagë e madhe për një kohë të gjatë, sepse nëse uleni dhe flisni me ta, siç kam bërë unë, ajo që ata kaluan është e pabesueshme. Por ne po bëjmë përparim. Ne kemi të bëjmë me Izraelin, kemi të bëjmë me Hamasin dhe është një grup i keq”, u shpreh Trump para gazetarëve.
/rtsh.al/