Trump: Marrëveshja me Iranin, kur të jetë e përshtatshme për SHBA

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje me Iranin do të arrihet vetëm nëse ajo është “e përshtatshme dhe e favorshme” për Shtetet e Bashkuara.
Duke kritikuar mënyrën se si mediat amerikane po pasqyrojnë konfliktin, Trump hodhi poshtë pretendimet se ai po nxiton për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se SHBA-të “kanë gjithë kohën e botës”, ndërsa sipas tij “Irani nuk e ka, pasi koha po mbaron”.
Ai përsëriti gjithashtu deklaratat e mëparshme për epërsinë ushtarake të SHBA-ve, duke pretenduar se kapacitetet detare dhe ajrore të Iranit janë dobësuar ndjeshëm, ndërsa situata për Teheranin, sipas tij, vijon të përkeqësohet.
“Në fund, një marrëveshje do të arrihet vetëm kur të jetë e drejtë dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë dhe për pjesën tjetër të botës”, u shpreh Trump.