Trump: Republikanët po hartojnë një projektligj për të sanksionuar vendet që bëjnë biznes me Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të dielën se republikanët po punojnë për një legjislacion që do të vendosë sanksione ndaj çdo vendi që bën biznes me Rusinë.
“Siç e dini, unë e sugjerova, kështu që çdo vend që bën biznes me Rusinë do të sanksionohet shumë rëndë”, u ka thënë Trump gazetarëve.
Ai ka shtuar se aty, “Ata mund të shtojnë edhe Iranin”.
Trump e ka pozicionuar veten si një “paqebërës”, i vendosur të shtojë luftën në Ukrainë në listën e tij të konflikteve në të cilat ka luajtur një rol në përfundimin e tyre.
Megjithatë, përpjekjet e tij për ta shtyrë presidentin rus Vladimir Putin në tryezën e negociatave – së paku deri më tani – nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Në vend të kësaj, Putin është përqendruar në qëllimet e tij të luftës dhe madje ka intensifikuar sulmet e tij ndaj Ukrainës.