E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Të martën hyjnë në fuqi tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se të martën do të hyjnë në fuqi tarifat prej 25 për qind ndaj importeve të Kanadasë dhe Meksikës, raporton “BBC”.

Kreu i Shtepise se Bardhe kishte marrë vendimin për t’i vendosur tarifat ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, duke permenduar  si arsye rrjedhjen e drogave dhe po ashtu migracionin.

“Tarifat, që i dini, janë gati. Do të hyjnë në fuqi nesër. Ajo që duhet të bëjnë ata është të ndërtojnë fabrikat e tyre të veturave dhe gjërat tjera në SHBA, e në këtë rast s’do të ketë tarifa”, tha Trump të hënën në konferencë për media.

Një tarifa shtesë prej 10 për qind ndaj importeve kineze po ashtu pritet të zbatohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›