Trump anulon mbrojtjen e shërbimit sekret për fëmijët e Biden, Hunter dhe Ashley

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën revokoi mbrojtjen e shërbimit sekret për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden, Hunter Biden dhe Ashley Biden.
“Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në një postim në Truth Social.
“Ju lutemi, këshillohuni që, në fuqi menjëherë, Hunter Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. Po kështu, Ashley Biden e cila ka 13 agjentë do të hiqet nga lista”, shtoi Trump.
Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Trumpin për detajet e Shërbimit Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.
/vizionplus.tv