Trump ashpërsohet kundër Iranit: Arrijmë një marrëveshje ose do ju hedh në erë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të negociojë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara ose të përballet me një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një marrëveshjeje me autoritetet iraniane, Trump tha se sipas tij koha për të marrë një vendim ka ardhur.Ai përdori një gjuhë të ashpër ndaj drejtuesve të Iranit, duke i cilësuar ata si “të çmendur”.Sipas presidentit amerikan, përballë situatës aktuale ekzistojnë vetëm dy skenarë.
“Ka ardhur koha.
Ose t’i hedhim në erë ose arrijmë një marrëveshje. Por për të vendosur për këtë ka ardhur koha”, deklaroi Trump.