‘Trump do të të tërheqë zvarrë’, Rama: Do shihni marrëdhënien dhe mbështetjen nga Amerika

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar rubrikën Sy m’Sy me qytatarët përmes komunikimit online në rrjetet sociale.
Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.
Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt qytetarët shqiptarë do shohin marrëdhënien dhe mbështetjen që Amerika do i japë vendit tonë.
“Na fol pak për zhvillimet në Amerikë, për raportet me Sorosin dhe lidhjet e tua me agjendat Ëoke oh vdeksha unë për ty. Prit ta shoh pak: Jam shqiptar – thotë. I mësove agjendat Ëoke? Çfarë do të dish ti për shembull për Amerikën? Çfarë do të dish për marrëdhënien me Sorosin? Ku e ke apo ta kanë marr dhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë? Na fol pak për agjendën në Amerikë? Do ta shihni dhe Amerikën, mos ki merak. Do ta shihni dhe Amerikën dhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetja me Amerikën. Të gjitha do i shikoni siç i keni parë, por nuk mbani mend se ky është problemi se e keni kujtesën e dobët dhe ju mban këneta peng. Se ju kujtohet kur fitoi Donald Trump herën e parë që mu çuan mua në parlament më thanë : ik vet tani se do vijë Donald Trump këtu të të marrë zvarrë? Ju kujtohet? Si vazhdoi pastaj puna apo kismet?
“Mos iu përgjigj shpellarëve”. Tani unë nuk i ndaj njerëzit në “qytetar” dhe “shpellar” dhe unë nuk i konsideroj ata, të cilëve ju flas këtu si armiq apo si kundërshtarë të mitë. Ata që dalin këtu dhe flasin në emër të kënetës janë shqiptarë si gjithë të tjerët dhe i respektoj si shqiptarë dhe përpiqem t’i ndihmoj si shqiptarë për t’i nxjerrë nga këneta. T’i ndihmoj me opinionin tim, t’i ndihmoj me faktet. T’i ndihmoj duke iu treguar se mbi mua dhe mbi ta dhe mbi ne në të gjithë është Shqipëria. Dhe interesi Shqipërisë sot cili është? Të kthehet në kënete? Po e parafytyroni një sekondë, vetëm një sekondë parafytyroheni Shqipërinë të përfaqësuar nga bufi i kënetës. Kështu që, në këtë sens nuk ka fare rëndësi a ju pëlqej a s’ju pëlqej unë, a ju pëlqen a s’ju pëlqen PS. PS është partia më e madhe shqiptare. Është partia që ka fituar 9 herë radhazi. Është partia që do fitojë herën e dhjetë dhe do fitojë më thellë se herët e tjera dhe do marrë notën 10 në këto zgjedhje. Edhe falë emigranteve, jam i sigurtë për këtë, por të shohim se do jetë shumë interesant se çfarë do thonë pastaj. Me siguri do thotë që vajtën i blenë dhe emigrantët, nuk diskutohet. Sepse këneta karakterizohet nga pafytyrësia por në fund të ditës përtej PS është Shqipëria. Shqipëria është përtej të majtës dhe të djathtës, Shqipëria është përtej partive, Shqipëria është përtej simpative dhe për Shqipërinë duhet sot një votë për këtë forcë politike. Duhet sepse kemi 1000 vetë që po negociojnë për BE. E parafytyroni ju që të ndalojnë negociatat dhe të hyjnë zhabat, bretkosat, gjinkallat në negociata. A e kuptoni ju ku shkon Shqipëria apo jo? Që të jemi të qartë!”, theksoi ai./abcnews.al