E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trump fajtor për viktimat”, udhëheqësi suprem i Iranit akuzon presidentin amerikan

Udhëheqësi supreme i Iranit Khamenei ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump si përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave.

“Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit Iranian”, tha Ali Khamenei.

Disa nga demonstruesit kanë djegur me cigare imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Ky veprim u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Tubimet  më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.

Ndërsa situata tashmë duket më e qetë aktivistët iranianë thonë se regjimi po planifikon të shkëputet përgjithmonë nga interneti global, duke lejuar vetëm individët e verifikuar të lidhen në internet.

Demonstratat kanë rindezur gjithashtu përballjen midis Iranit dhe SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse vijon vrasja e protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›