E Martë, 3 Nëntor 2026

Trump fiton bindshëm në Nevada

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar përzgjedhjen për president në grupin republikan të Nevadës me një diferencë të madhe, njofton BBC.

I vetmi person tjetër, emri i të cilit ishte në fletëvotim, ishte Ryan Binkley, një pastor dhe biznesmen.

Kjo do të thotë se Trump do të marrë të 26 delegatët e Nevadës, sistemi i përdorur nga partitë për të përcaktuar kandidatin e tyre presidencial.

Rezultatet fillestare të raportuara nga CNN treguan se ish-presidenti fitoi më shumë se 98% të votave.

“Nëse fitojmë këtë shtet, ne i fitojmë lehtësisht zgjedhjet në nëntor”, deklaroi Trump.

Donald Trump tani ka fituar garat në tre shtete Nevada, Iowa dhe New Hampshire, duke e bërë atë kandidatin e supozuar republikan në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Sfiduesi i vetëm serioz i Donald Trump i mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në grupin parlamentar të Nevadës dhe në vend të kësaj të paraqitej në parapraket e shtetit.

Dy votime të veçanta u mbajtën në Nevada për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Partisë Republikane të shtetit dhe legjislaturës shtetërore të kontrolluar nga demokratët.

Haley u zotua të qëndrojë në garë pas humbjes në Nevada.

/ rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›