E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump fiton edhe Arizonën, Presidenti i zgjedhur siguron 312 vota elektorale

Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale edhe në Arizona duke siguruar kështu të shtata shtetet kyçe që pritej të vendosnin rezultatin e këtyre presidencialeve.

Kandidati republikan ka shkuar tashmë në 312 vota elektorale, ndërsa 270 të nevojshme për të fituar i siguroi vetëm pak orë pas nisjes së numërimit.

312 vota elektorale për Donald Trump dhe 226 për Kamala Harris është totali përfundimtar që secili nga kandidatët mundi të siguronte.

Arizona e kishte mbështetur Trumpin edhe në 2016 por në 2020 shteti kishte votuar për Joe Biden. Fushata e Trump në këtë shtet u dominua nga premtimet për ekonominë dhe emigrantët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›