Trump kërkon dënim me vdekje për emigrantët që vrasin amerikanë ose oficerë policie

Disa orë para hapjes së votimit në SHBA, kandidati republikan Donald Trump bëri thirrje për dënimin me vdekje për emigrantët që shpallen fajtorë për vrasjen e qytetarëve amerikanë ose oficerëve të policisë.
Në fjalimin e tij në Pittsburgh, ish-presidenti iu referua sërish fluksit masiv të emigrantëve në kufirin jugor me Meksikën dhe kërkoi vendosjen e dënimit maksimal për ata që shpallen fajtorë për vrasjen e amerikanëve.
“Bëj thirrje për dënim me vdekje për çdo emigrant që vret një shtetas apo oficer policie amerikan”, tha Trump.
Trump e ka vënë imigracionin në qendër të fushatës së tij, duke premtuar vazhdimisht se, nëse zgjidhet, ai do të kryente dëbime masive të emigrantëve./abcnews.al