Trump kërkon ndihmë nga BE të çlirojë rezervat e naftës/ Qëllimi: Ulja e çmimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mund t’u kërkojë vendeve evropiane të çlirojnë një pjesë të rezervave të tyre të naftës, me qëllim uljen e çmimeve.
I pyetur nëse po kërkon çlirimin e rezervave evropiane të naftës dizel për të ulur çmimet e karburantit, Trump tha: “Mund ta bëjmë. Ata kanë një sasi nafte”.
“Çmimet po bien. Të gjitha çmimet po bien”, shtoi ai. Trump tha se çmimet e naftës mund të bien ndjeshëm kur të përfundojë lufta me Iranin