E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trump mbështet dënimin me vdekje: Mbron amerikanët nga përdhunuesit dhe vrasësit

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë që të “zbatojë fuqishëm” dënimin me vdekje në mënyrë që “të mbrojë amerikanët nga përdhunuesit e dhunshëm, vrasësit dhe përbindëshat”, shkruan Reuters.

Trump e bëri këtë deklaratë pasi presidenti amerikan Joe Biden ua zbuti dje dënimet 37 nga 40 të burgosurit federalë të dënuar me vdekje, duke i kthyer ata në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Në fillim të këtij muaji, Biden ua zbuti dënimet rreth 1500 të burgosurve dhe fali 39 të burgosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›