E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump me Mbretin Charles III: Amerikanët nuk kanë miq më të ngushtë se britanikët

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania pritën Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla me një ceremoni tradicionale.

Monarku britanik dhe Trump patën një takim dypalësh, ndërsa Camilla dhe Zonja e Parë morën pjesë në një angazhim të veçantë edukativ.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Trump deklaroi se në shekujt që kur SHBA-të fituan pavarësinë, “amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët”, shkruan BBC.

Sipas Trump, fjalimi i Mbretit në Kongres më vonë “do t’i bëjë të gjithë shumë ziliqarë për atë theks të bukur që Charles III ka”.

“Ai është një njeri shumë elegant”, shtoi Trump, i cili më pas foli për “shpirtin fisnik të britanikëve”, duke lidhur historinë e SHBA-së me Britaninë e Madhe.

“Kauza amerikane e lirisë” nuk “u shfaq thjesht si një shpikje intelektuale e vitit 1776. Themelimi i Amerikës ishte kulmi i qindra viteve mendimi, lufte, djerse, gjaku dhe sakrifice në të dy anët e Atlantikut.”, tha ai ndër të tjera./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›