E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump paralajmëron udhëheqësen e re të Venezuelës përpara betimit të saj: Nëse s’bën atë që është e drejtë do të paguash një çmim të madh

Delcy Rodríguez pritet të betohet si presidente e Venezuelës, disa orë pasi Donald Trump e paralajmëroi se mund të paguajë një “çmim shumë të madh” nëse “nuk bën atë që është e drejtë”, raporton BBC.

Të dielën, presidenti amerikan tha: “Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro.”

Ai shtoi se për Venezuelën: “Ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”.

Trump është zotuar se SHBA-të do ta drejtojnë vendin derisa të jetë i mundur “një tranzicion i sigurt.”

Ai gjithashtu premtoi se kompanitë amerikane të naftës do të hyjnë në vend për të rregulluar infrastrukturën “dhe për të filluar të fitojnë para për vendin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›