E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump pas arrestimit të Maduros: Venezuelën do ta drejtojnë SHBA-të deri në tranzicionin e duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump, dekaroi këtë të shtunë se Venezuelën pas arrestimit të Nicolas Maduros do ta drejtojnë SHBA-të, deri në tranzicionin e duhur.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha ai.

Sipas tij Venezuelën do ta drejtojnë SHBA-të, deri në një moment që të jetë e sigurtë se aty ëhstë bërë tranzicioni i duhur, në mënyrë që vendi dhe qytetarët të jenë të sigurtë.

“Pra, nuk duam të përfshihemi në ndërhyrjen e dikujt tjetër. Dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur për periudhën e gjatë të viteve të fundit. Pra, ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, theksoi Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›