Trump pret në zyrë Zelenskin: Hiq dorë nga Krimeja dhe kurrë anëtarësim në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë kanë mbërritur në shtëpinë e bardhë për një takim historik ku pritet të vendoset mbi fatin e ukrainës dhe luftës me Rusinë.
Takimi i parë është Trump-Zelensky, i planifikuar të zgjasë rreth dy orë më pas do të bashkohër krerët e shteteve nga europa që kanë mbërritur në uashington për të mëbshtetur ukrainën.
Takimi vjen pas bisedimeve mes Trump dhe Putin të premten ndërsa në lojë janë çështje të rëndësishme si shkëmbimi i territoreve të ukrainës, heqja dorë nga plani për tju bashkuar NATOs, garanci europiane dhe amerikane sigurie si dhe kushte të tjera që palët kanë vendosur.
Paraprakisht presidenti amerikan që po kërkon me çdo kush kreditet për të arritur paqen mes Moskës dhe Kiveti tha se ai e di mirë se çfarë po bën.
“E di saktësisht se çfarë po bëj, dhe nuk kam nevojë për këshillat e njerëzve. Pavarësisht të gjithë kritikëve të mi të lehtë dhe shumë xhelozë, unë do ta mbaroj këtë punë – gjithmonë e bëj!”, u shpreh Trump.
Ndërsa presidenti ukrainas, Zelenky tha se është e pamundur që të heqë dorë nga territori.
“Rusia mund të detyrohet të arrijë paqen vetëm përmes forcës, dhe presidenti Trump e ka këtë forcë. Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet që paqja të ndodhë”, tha Zelensky.
Një tjetër “parakusht” që Trump I ka vendosur Zelenkyt paraprakisht për të arritur paqen është edhe heqja dore përgjimonë nga krimeja. Putin nga ana tjetër ka kërkuar njohjen e gadishullit nga ndërkombëtarët zyrtarisht si territor të Rusisë.