E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump sërish kërcënime ndaj Powell

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka risjellë presionin ndaj kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell.

Për Fox Business, Trump u shpreh se do t’i duhet ta shkarkojë Powell nëse ai nuk largohet në kohë.

“Kam dashur ta shkarkoj”, theksoi Presidenti i SHBA-ve.

Mandati i Powell në krye të Rezervës Federale përfundon në mesin e muajit maj, dhe kritikat ndaj tij nga Trump kanë qenë të vazhdueshme për shkak se nuk u ulën normat e interesit.

Powell më herët ka theksuar se do të qëndrojë në krye të Fed-it deri në konfirmimin e pasardhësit të tij, Kevin Warsh, dhe se nuk do të largohet nga bordi i institucionit derisa të përfundojë një hetim i Departamentit të Drejtësisë.

Sa i përket Warsh, edhe pse është emëruar nga Trump, ai duhet të konfirmohet nga Senati i SHBA-ve përpara se të marrë rolin. Konfirmimi i tij përballet me sfida, me disa ligjvënës që e kritikojnë hetimin e Departamentit të Drejtësisë si presion politik mbi bankën qendrore.

Për sa kohë që procesi i nominimit të Warsh është i bllokuar, Powell mund të mbetet ligjërisht në rolin e tij si kryetar i Rezervës Federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›