E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trump sfidon FBI për bastisjen/ “Të publikohen të gjitha dokumentet që lidhen me kontrollin e rezidencës”

Bastisja e rezidencës së ish-presidentit amerikan Donald Trump ka ngjallur shumë reagime në SHBA. Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar Gjykatës publikimin e urdhrit të bastisjes së vilës së Trump në Florida.

Edhe vetë ish-presidenti kërkoi me anë të një postimin në rrjetin social “Truth” publikimin e menjëhershëm të urdhrit.

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENTI AMERIKAN

Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve, që lidhen me bastisjen e pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, por do të bëj edhe një hap më tej duke i inkurajuar që t’i publikojnë menjëherë këto dokumente, të cilët janë hartuar nga persona që kanë interes të fortë për të më sulmuar mua, ashtu siç kanë bërë gjatë 6 viteve të fundit.

Ai tha se bastisjet e FBI në pronën e tij në Mara Lago ishin të pajustifikueshme dhe të panevojshme dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Kontrolli i rezidencës së Trump ishte i pari në historinë amerikane në shtëpinë e një ish-presidenti, si pjesë e një hetimi penal.

Por media amerikane “Washington Post” në një shkrim të sajin nënvizon se agjentët e FBI po kërkonin dokumente që lidhen me armët bërthamore. Por nuk është ende e qartë se çfarë letrash mund të kenë gjetur agjentët federalë në rezidencën e Trump.

Tashmë pas kërkesës së Departamentit të Drejtësisë pritet publikimi i urdhrit, i cili do të hidhte më shumë dritë mbi arsyet e kësaj bastisjeje edhe pse publikimi i tij do të kërkojë kohë, pasi cilësohet si informacion i klasifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›