E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump sulmon Rusinë me sanksione / Tarifa 100% ndaj vendeve që blejnë energji nga Rusia

Masa nuk nënkupton se çdo vend që blen energji nga Rusia do të përballet automatikisht me një tarifë 100%.
Ligji i jep presidentit kompetencën të përcaktojë vendet dhe nivelin e tarifave, ndërsa parashikohen edhe përjashtime.

Sipas “Reuters”, ligji kërkon vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj mallrave të importuara nga pesë blerësit më të mëdhenj të naftës bruto ose gazit natyror rus, si dhe ndaj vendeve që bëjnë blerje të reja të naftës ose gazit rus, në kundërshtim me dispozitat e ligjit.
India dhe Kina, dy nga vendet blerëse më të mëdhenj të naftës ruse, mund të preken nga masat e reja.

India ka paralajmëruar tashmë se tarifat amerikane, mund të ndikojnë në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të sigurojë furnizimin energjetik nga burime të ndryshme.

Ligji nuk kufizohet vetëm te blerësit e energjisë.

Ai zgjeron sanksionet ndaj zyrtarëve rusë, bankave, sektorit energjetik dhe flotës së cisternave të njohur si “flota hije”, e cila përdoret për të transportuar naftë dhe për të shmangur kufizimet ndërkombëtare.

Legjislacioni u miratua me mbështetje të gjerë në Kongres.
Senati e kaloi me 86 vota pro dhe 11 kundër, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me 262 vota pro dhe 159 kundër, përpara se Trump ta nënshkruante më 18 shtator

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›