E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump takohet nesër me Biden në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë nesër, 13 nëntor.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë zyrtar që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, siç thekson BBC.

Biden do të diskutojë prioritetet kryesore për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA me Trump, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson e ftoi gjithashtu Trumpin në Capitol Hill përpara takimit të tij me Biden. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›