E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi Jinping, në fokus lufta në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë tha se Donald Trump zhvilloi një telefonatë me Presidentin e Kinës Xi Jinping, ku ata diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi bëri thirrje që palët e përfshira në konflikt të “zvogëlojnë dallimet”.

Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe.

Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›