E Martë, 3 Nëntor 2026

Trump zhvillon tubimin e parë pas atentatit: Unë mora një plumb për demokracinë

Në tubimin e tij të parë pas atentatit në Pensilvani, Donald Trump tha në Michigan se ai “mori një plumb për demokraci”.

Trump tha se demokratët e kanë akuzuar atë si “një kërcënim për demokracinë”, ndërsa shtoi se ishte gati të “marrë përsëri Shtëpinë e Bardhë”.

“Ata vazhdojnë të thonë unë jam një kërcënim për demokracinë. Po them, çfarë dreqin bëra për demokracinë? Javën e kaluar mora një plumb për demokracinë. Çfarë bëra kundër demokracisë?”, tha Trump.

Ish-Presidenti u tha turmave se ai do të marrë Shtëpinë e Bardhë dhe falënderoi ndërhyrjen hyjnore për mbijetesën e tij nga atentati. “Unë qëndroj para jush vetëm me hirin e Zotit të plotfuqishëm,” tha Trump.

Një hetim është duke u zhvilluar për të shtënat fundjavën e kaluar, të cilat e lanë Trumpin me një vesh të plagosur.  

Ndryshe nga tubimi në Pensilvani ku iu bë atentat, ai në Michigan ishte në ambient të mbyllur duke lejuar oficerët e sigurisë të monitoronin me kujdes dhe të ndalonte kërcënimet nga jashtë tubimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›