E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se forcat e fundit amerikane po largohen nga Iraku, duke deklaruar se Operacioni Inherent Resolve, fushata e udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik e nisur në vitin 2014, ka përfunduar nën udhëheqjen e tij.

“Kjo është një ditë e madhe për Amerikën Ne erdhëm për të luftuar një kalifat. Nuk ka më kalifat. Po shkojmë në shtëpi!”, shkroi Trump në Truth Social.

Sipas presidentit, largimi i forcave të koalicionit dhe i pajisjeve nga baza ajrore e Erbil-it u krye në mënyrë të rregullt. Ai e cilësoi këtë si “fundin e një ekskursioni shumë të shtrenjtë në ferr”.

Trump ia hodhi fajin “vendimmarrjes shumë të keqe” që tërhoqi Shtetet e Bashkuara në Irak në vitin 2003 nën presidentin George W. Bush dhe kritikoi administratat e Obama-s dhe Biden-it për vazhdimin e misionit.

Ai vlerësoi gjithashtu kryeministrin e ri të Irakut, Ali al-Zaidi, duke e quajtur “dikë që unë e mbështeta që në fillim dhe e mbështeta plotësisht”.

“Unë kisha zgjedhjen të qëndroja ose të largohesha,” tha Trump, “dhe ndjeva, pa asnjë dyshim, se ishte koha që Amerika të kthehej në shtëpi.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›